Me unazën përrallore, aktorja juaj e fëmijërisë i jep fund beqarisë

  • 15 February 2020 - 13:56
Me unazën përrallore, aktorja juaj e fëmijërisë i jep fund beqarisë

Amanda Bynes, aktorja amerikane e njohur për filmat “She’s the man”, “What a girl wants”, i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vet ajo me një postim në ‘Instagram’.

Aktorja ka publikuar një foto ku tregon unazën me diamant të fejesës. Pranë dorës së saj shihet dora e të fejuarit, krah të cilës ka shkruar: “E fejuar më dashurinë e jetës time”.

Ndërsa detajet mbeten të pakta në lidhje me mashkullin misterioz që i ka vjedhur zemrën Bynes.

(Kosova Sot Online)