Burri në kërkim nga policia, Angela Martini e kalon Shën Valentinin me një mashkull tjetër, apo…

  • 16 February 2020 - 09:37
Burri në kërkim nga policia, Angela Martini e kalon Shën Valentinin me një mashkull tjetër, apo…

Angela Martini nuk është shfaqur në publik me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu, që prej problemeve të tij me drejtësinë.

Madje, nuk ka postuar as foto në rrjetet sociale me të.

Por dje, çuditërisht Angela ka postuar një video duke u kapur dorë për dore me një mashkull.

Ajo ndodhet në Milano, ndërsa nuk dihet se me kë ndodhet.

Logjika ta do që është me të shoqin, por duke qenë se ai është në kërkim, nuk mund të publikojë foto me të, për të mos zbuluar vendodhjen e tij.

Në shkurt të vitit të kaluar, mediat rumune raportuan se për Dragos Savulescu ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh për një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

(Kosova Sot Online)