Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Gold AG publikon këngën “Sokoli”

  • 16 February 2020 - 14:39
Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Gold AG publikon këngën “Sokoli”

Gold AG e ka publikuar këngën e re.

Reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Sokoli” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Këtë këngë Goldi ka vendosur ta publikojë një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“GËZUAR PAVARËSIA ë Me këngën e re SOKOLI”, ka shkruar pranë postimit ku njofton se këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar në Youtube.

(Kosova Sot Online)