Rita Ora “djeg” rrjetin me rroba banjat e vogla

  • 17 February 2020 - 11:05
Rita Ora “djeg” rrjetin me rroba banjat e vogla

Ajo ka kaluar disa ditë duke pushuar e relaksuar, pasi ka bërë një operacion për heqjen e bajameve. Është fjala për Rita Orën, e cila këtë të diel i “çmendi” ndjekësit në “Instagram” teksa postoi një foto me bikini.

29-vjeçarja u shfaq mjaft seksi dhe në super formë me rroba banjat e zeza që i tregonin më shumë seç duhet.

Rita ka pozuar e ulur në një karrige në kopsht dhe në sy bien gjithashtu edhe bizhuteritë e saj që nuk harron t’i vendosë ndonjëherë.

Këngëtarja e famshme e hitit “Hot Right Now” aktualisht ndodhet në Los Angeles, ku me fansat e saj ndan edhe disa mesazhe, të tipit që “të kujdesen për zemrën e tyre”.

(Kosova Sot Online)