Diva Adelina Ismaili, ishte pritur si artiste botërore në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

  • 17 shkurt 2020 - 20:00
Diva Adelina Ismaili, ishte pritur si artiste botërore në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

Ditën  e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17.02 2008), si në shumë qytete shqiptare edhe në Prishtinë, u organizua një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e shumë të ftuarve, diku nga mesi i koncertit në skenë ishte ngjitur për të kënduar Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, e cila ishte pritur si asnjëherë më parë nga publiku i pranishëm që nuk i shihej fundi.

Image


Derisa këndonte këngën "Mbretëreshë e Robereshë", duartrokitjet nuk pushonin, dhe fansat që thrrisnin emrin e saj: Adelina, Adelina, nuk ndalonin, saqë edhe kënga thuajse nuk dëgjohej.


Sonte në shenjë nostalgjie për atë datë që s'harrohet kurrë, dhe për një artiste që i dha skenës muzikore shqipe art me plotë kuptimin e fjalës, ua sjellim dhe njëherë përformancen spektakulare që nuk përseritet, nga Adelina Ismaili.


(Kosova Sot Online)