“Nuk duhet të reagoja ashtu”, Alketa Vejsiu pendohet për veçimin që i bëri Elvanës dhe Arilenës

  • 19 February 2020 - 12:10
“Nuk duhet të reagoja ashtu”, Alketa Vejsiu pendohet për veçimin që i bëri Elvanës dhe Arilenës

Festivali i RTSH-së ngjalli shumë debat në media. Edhe pse prononcimet nga organizatorët ishin të shumta, diskutimi mbi atë çfarë ndodhi nuk pati të ndalur.

Alketa Vejsiu ka folur sërish dhe ka treguar më shumë mbi reagimet e saj pas festivalit të këngës.

E ftuar në “Ilva Now” moderatorja zbuloi për herë të parë se u pendua që bëri veçimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të festivalit.

Ajo tha se mund të mos kishte reaguar në atë mënyrë, pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për përçarje.

“Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art”, u shpreh moderatorja.

Gjithashtu ajo u pyet dhe për marrëdhënien me regjisoren Vera Grabocka, nëse pati një krizë mes tyre. Ajo dha një përgjigje të sinqertë duke thënë: “Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje”.

Nuk duhet të lemë pa përmendur se Alketa Vejsiu para disa ditësh shkëlqeu në “Sanremo” dhe u vendos në qendër të mediave italiane.

(Kosova Sot Online)