“Çmendet” nëna e 5 fëmijëve, nuk ndalon së treguari “dallëndyshen” pranë vendit intim

  • 19 February 2020 - 17:43
“Çmendet” nëna e 5 fëmijëve, nuk ndalon së treguari “dallëndyshen” pranë vendit intim

Fama e Wanda Nara-s duket se po rritet çdo ditë e më shumë. Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Mauro Icardi, vazhdon të kthejë sytë nga vetja me postimet provokuese që bën në rrjetet sociale.

Së fundmi, nëna e 5 fëmijëve ka postuar një “selfie” ku shfaqet para pasqyrës. Në pozën në fjalë, Wandas i dallohet qartë tatuazhi pranë vendit intim e që komentohet shumë, dallëndyshja.

Nara dhe partneri i saj, duket se janë të fiksuar pas tatuazheve pasi që të dy kanë shumë të tilla në trupin e tyre. Wanda madje ka të gdhendur edhe emrin e Icardit dhe 5 fëmijëve të saj.

(Kosova Sot Online)