Brendet premium "Perry Ellis" dhe "Original Penguin" fillojnë shitjet online

  • 20 February 2020 - 20:08
Brendet premium

Brendet premium amerikane "Perry Ellis" dhe " Original Penguin" filluan sot shitjet online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm në zgjerimin e brendeve edhe me shitje online.

 

Uebfaqja ku mund të bëni blerjet online për PERRY ELLIS është: https://emporiumfashionshop.com/perry-ellis/.

 

Uebfaqja ku mund të bëni blerjet online për ORIGINAL PENGUIN është: https://emporiumfashionshop.com/original-penguin/

 

Duke ia mundësuar blerjet në ghuhën shqipe, uebfaqja e brendeve PERRY ELLIS dhe ORIGINAL PENGUIN është ndërtuar për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyeshme blerjesh online. Qëllimi është që klientëve t`iu mundësohet blerja edhe nga shtëpia apo zyra.

Faqja online është e konfiguruar për të mundësuar blerjet online nga çdo pajisje telefoni apo kompjuteri.

Gjatë shfletimit online, klientët do të kenë mundësinë të kontrollojnë disponueshmërinë e artikujve në dyqan, si dhe të shohin produkte të rekomanduara.

Me këtë model plotësisht të integruar, klientët që bëjnë blerje online mund të zgjedhin që artikujt e blerë t’u dërgohen në shtëpi ose t’i marrin në dyqan. Marrja e artikujve të porositur online nga dyqani është pa pagesë shtesë. Dërgesa standarde në shtëpi brenda Kosovës kushton 2 € , ndërkaq për Shqipëri dhe Mqedoni është 7 eur.

Koha e parashikuar e dërgesave brenda vendit është 2-3 ditë pune, ndërkaq në Shqipëri dhe Maqedoni ëditështë 5-8 ditë.

Klientët gjithashtu mund të komunikojnë me brendet edhe në rrjetet përkatëse sociale, për PERRY ELLIS në @perryelliskosova, ndërkaq për ORIGINAL PENGUIN në @originalpenguinkosova.

Rikujtojmë se dyqani I parë i brendeve të mëdha amerikane është hapur në Prishtinë, në kompleksin tregtar Qafa, rruga e UÇK-së (ngjitur me EMPORIUM), ndërkaq shumë shpejt pritet hapja e dyqaneve në Prizren, Ferizaj, Tiranë dhe Shkup.

 

Rreth brendeve premium PERRY ELLIS dhe ORIGINAL PENGUIN

Brendi Perry Ellis është brend premium amerikan që nga vitin 1976. Ky brend sjellë gjithmonë modën më të përparuar, duke kombinuar produktin që mund të vishet për të gjitha rastet, ditën apo natën, pra për cdo nevojë apo rast. Perry Ellis America ofron produkte LIMITED EDITION me rrënjë në vitet e 90’ta, përderisa brendi premium amerikan Original Penguin nga viti 1955 ofron një përzgjedhje të madhe për segmentin e klientëve që e përcjellin modën, për ata që kanë shijen më të rafinuar dhe kërkojnë super cilësi dhe duan të duken unik dhe origjinal.

Brendet amerikane PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA, dhe ORIGINAL PENGUIN janë brendet e preferuara të yjeve të mëdha botërore, siq janë: Brad Pitt, Ricky Martin, David Beckham dhe djemtë e tij, Justin Bieber, Maluma, Irina Shayk, Liam Payne, Shanina Shaik, Alec Baldwin, Jonas Brothers, edhe shumë yjet të mëdha holivudiane.

(Kosova Sot Online)