Adelina Tahiri i ka planet e qarta, tregon sa fëmijë dëshiron të ketë

  • 20 February 2020 - 10:36
Adelina Tahiri i ka planet e qarta, tregon sa fëmijë dëshiron të ketë

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe partneri i saj, Serjozha Markov në gusht të vitit 2018 u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe gjatë gjithë kohës këngëtarja bukuroshe publikon momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e saj. Këngëtarja shpreh dëshirën për familje të madhe me 3-4 fëmijë dhe se dëshiron ta ketë vajzë fëmijën e radhës. E pyetur se në çfare gjuhe i flet djalit të saj, Adelina rrëfen se gjuha e saj është shqipja prandaj dhe Jonit shumicën e kohës i flet shqip duke mos e distancuar dhe gjuhën e të atit.

Adelina Tahiri pas lindjes u shfaq me forma perfekte dhe më energjike se asnjëherë më parë.

(Kosova Sot Online)