Mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare i përmbledhur në disa rreshta nga Bieta Sulo

  • 20 February 2020 - 11:24
Mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare i përmbledhur në disa rreshta nga Bieta Sulo

Moderatorja e njohur e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo ka ndarë së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’ disa nga pikëpyetjet më të mëdha që ka çdo femër sapo kthehet në shtëpi. Të merret me punët e shtëpisë, me fëmijën apo të nisë bisedat më bashkëshortin janë disa nga idetë që Bieta ka parashtuar, duke theksuar se ka një mal me detyra për të kryer.

“Mbaron punën, në 7 në shtëpi, ç’të bësh më parë: a) të gatuash drekën, që të hash darkë, b) të takohesh me djalin dhe të luash me të, c) të përrallisësh me burrin për gjërat e ditës, ç) të vazhdosh postimet e punës në ‘Instagram’, d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit, dh) të vësh rrobat për të larë, e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je në televizion, ë, f, g, gj, h, i, j…y) të shohësh një film, z) t’i bësh një telefonatë prindërve se të kanë kërkuar gjithë ditën, zh) janë nja 14 grupe shoqërore në ‘whatssap’ që të kanë shpallur në kërkim, si përfundim unë sapo bëra a dhe ç. Po ti? P.s mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare”, ka shkruar Sulo krah videos së fundit të publikuar në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se sapo ka përfunduar të përgatisë ushqimin.

Komentet në këtë postim kanë qenë të menjëhershme, madje disa prej miqve të moderatores kanë sugjeruar të kalojë kohë me djalin. Me siguri pas këtij postimi çdokush do të pyesë veten se cilën bëri të parat nga detyrat e renditura pas një ditë pune të lodhshme dhe kthimit në shtëpi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbaron punen, ne 7 ne shtepi, c’te besh me pare: a) te gatuash dreken, qe te hash darke, b) te takohesh me djalin dhe te luash me te, c) te prrallisesh me burrin per gjerat e dites, ç) te vazhdosh postimet e punes ne instagram, d) te flasesh me gazetaret per diten e neserme te emisionit, dh) te vesh rrobat per te lare, e) te shkosh ne palester, se helbete te duhet trupi kur je ne tv, ë f g gj h i j ... y) te shohesh nje film, z) t’i besh nje tel prinderve se te kane shkruar gjithe diten, zh) jane nja 14 grupe shoqerore ne wap qe te kane shpallur ne kerkim, ... si perfundim une sapo bera a) & ç) Po ti? Ps. mesazhi i nje gruaje te zakonshme shqiptare ë

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

(Kosova Sot Online)