E goditi me grusht në fytyrë ditën e Shën Valentinit, arrestohet partneri i aktores së famshme

  • 20 shkurt 2020 - 11:42
E goditi me grusht në fytyrë ditën e Shën Valentinit, arrestohet partneri i aktores së famshme

I dashuri i Hayden Panettiere, Brian Hickerson është arrestuar pasi e dhunoi atë gjatë një debati në shtëpi në Wyoming në ditën e Shën Valentinit.

Miqtë e aktores 30-vjeçare janë shprehur se kanë frikë pasi sipas tyre ajo është në rrezik nëse vazhdon me Brian.

 “Do të ketë një rezultat tragjik nëse ajo vazhdon marrëdhënien me të”, shprehen ata për US Weekly.

Zënka vjen nëntë muaj pasi ai u arrestua për dhunë në familje në 2 të mëngjesit në maj 2019.

Hayden besonte se ai nuk do ta godiste më kurrë për këtë arsye ajo zgjodhi të mos dëshmonte kundër tij në vitin 2019.

Brian e ka izoluar Hayden nga miqtë dhe familja qëkur lidhja e tyre filloi në vjeshtën e vitit 2018, shtoi burimi.

“Mos fajësoni viktimën. Ajo për fat të keq u dashurua me një burrë që dhunon gratë. Ai është i dhunshëm, por tepër simpatik. Është e pamundur që kjo të jetë e mjaftueshme për Hayden që të shkëputë marrëdhënien përgjithmonë”, tha burimi i brendshëm i Us Weekly.

Brian u arrestua të premten rreth orës 02:30 të mëngjesit pasi dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë aktoren gjatë një zënke në ditën e Shën Valentinit.

Megjithatë ai u la i lirë pasi pagoi 5000 dollarë vetëm disa orë pas arrestimit të tij në mëngjes.

(Kosova Sot Online)