“Interpretim rrënqethës”, Aurela Gaçe i surprizon ndjekësit me këngën e fundit

  • 22 February 2020 - 11:24
“Interpretim rrënqethës”, Aurela Gaçe i surprizon ndjekësit me këngën e fundit

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka zgjedhur të vijë pas disa muajsh me këngën ‘Veten dua gjallë’, e cila ka impresionuar jo pak ndjekësit e saj. Me një mesazh të veçantë, i cili i drejtohet marrëdhënieve dhe problemeve që ato hasin me kalimin e kohës, Gaçe ka arritur të realizojë një fabul të mirëfilltë me klipin e saj.

Pas këtij publikimi, reagimet e ndjekësve në kanalin e ‘Youtube’ kanë qenë të ndryshme, shumë prej të cilëve kanë theksuar se Aurela ka interpretuar në mënyrë rrënqethëse. Njëjtë si në çdo projekt tjetër edhe kësaj here artistja e dashur e publikut shqiptar, ka arritur të impresionojë të gjithë me projektin e saj.

(Kosova Sot Online)