Hailey takon Beyonce-n për herë të parë, modelja nuk mund ta fshehë entuziasmin

  • 22 February 2020 - 14:42
Hailey takon Beyonce-n për herë të parë, modelja nuk mund ta fshehë entuziasmin

Hailey Bieber është një nga personazhet më të komentuar për shkak të bashkëjetesës me këngëtarin, Justin Bieber. Së fundmi burime për ‘Bazaar’ kanë treguar se modelja ka qenë tepër e emocionuar gjatë mbrëmjes së ‘Vanity Fair’.

“Nuk mund ta besoja se isha atje. Isha shumë e nderuar që isha prezente atje, takova Beyonce-n për herë të parë dhe ishte kaq e bukur”, është shprehur Hailey pas këtij eventi.

Më tej modelja nuk ka mundur ta fshehë entuziasmin dhe ka treguar se nuk ka rëndësi se sa njerëz ka takuar gjithë jetën, pasi ka ende personazhe të cilët i ka pasur idhuj që në moshë të vogël.

(Kosova Sot Online)