'Ani ani', një këngë e mrekullueshme nga NRG Band

  • 23 February 2020 - 17:00
'Ani ani', një këngë e mrekullueshme nga NRG Band

Kanë kaluar mëse një muaj, nga publikimi i këngës "Ani ani", interpretuar shkëlqyer nga frontmeni i grupit NRG Band - Besnik Qaka, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga është e zhanrit baladë, dhe është pëlqyer tej mase nga publiku shqiptar, kjo vërehet edhe nga komentet që ka marrë kënga por edhe nga klikimet reale.

NRG Band, është shquar përherë për origjinalitetin e tyre në çdo projekt të lansuar.

(Kosova Sot Online)