“Modeli im i preferuar”, Bora Zemani nuk mund të dukej më bukur se kaq me babain

  • 24 February 2020 - 11:38
“Modeli im i preferuar”, Bora Zemani nuk mund të dukej më bukur se kaq me babain

Pak kohë më parë, Bora Zemani prezantoi tek ndjekësit e saj koleksionin më të ri të kostumeve sportive. Së fundmi duket se moderatorja ka zgjedhur të kombinohet në mënyrën më të bukur me babain e saj.

“Modeli im i preferuar. Kombinuar me babin tim”, ka shkruar Zemani krah postimit më të fundit në ‘Instagram’  ku shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë rozë, ndërsa i ati me një kostum ngjyrë vishnje.

Kujtojmë se Bora ka treguar se është shumë e lidhur me babain e saj dhe disa muaj më parë vendosi të bënte tatuazh në shpatull gradat e tij si ushtarak, për ta pasur gjithmonë me vete.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My favorite model for @bzzz.company ë‍ë! Matchy-Matchy with my daddy! #daddysgirl #sunday

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

(Kosova Sot Online)