Jennifer Lopez një frymëzim për të gjithë nënat, ja cila është sfida më e re e “Instagram-it” që nuk po i reziston askush

  • 24 February 2020 - 14:12
Jennifer Lopez një frymëzim për të gjithë nënat, ja cila është sfida më e re e “Instagram-it” që nuk po i reziston askush

Pak ditë më parë Jennifer Lopez publikoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto ku shfaqej me bikini dhe në të shkruante “E relaksuar dhe plot energji”, duke na treguar dhe njëherë se ndonëse është nënë e dy fëmijëve, ajo mbetet femra më seksi e showbiz-it.

Kjo foto u bë virale dhe shumë nëna filluan të frymëzohen nga diva e muzikës për të pasur një trup të shëndetshëm.

Së fundmi në rrjetet sociale në Instagram është hapur një sfidë e re dhe mban emrin “#JLochallenge” dhe mijëra nëna kanë publikuar në rrjetet sociale foto ku tregojnë pa kompleks trupin e tyre. Me sa duket Jennifer me energjinë e saj ka bërë që shumë nëna të pranojnë veten e tyre dhe të luftojnë për jetesë më të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)