Arbnora Ademaj konfirmon projektin e parë në kinematografinë turke

  • 25 shkurt 2020 - 12:15
Arbnora Ademaj konfirmon projektin e parë në kinematografinë turke

Arbnora Ademaj shumë shpejt do fillojë xhirimet për serialin e ri.

Për të po shkruhet e po flitet shumë, jo veç në Kosovë , nuk janë të pakta as artikujt në mediat turke që zënë ballinat me lajmet për Arbnorën.

Ajo ka arritur që të jetë pjesë e një filmi, duke qenë krahë emrit më të njohur turk Caglar Ertrugul ku bëhet fjalë për një trilogji ngjarjen e të cilit do ta ndiqni shumë shpejt.

Skenari i këtij filmi ka përfunduar në vitin 2009, por xhirimet veç sa kanë filluar, gjë të cilën e ka bërë të ditur edhe Arbnora shpesh në rrjetet e saja sociale.

Bukuroshja kosovare për herë të parë do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi turk-amerikan-kosovar.

Natyrisht, që duke pas parasysh arritjet e Arbnorës në Kosovë, fama dhe sukseset do e ndjekin edhe atje.

(Kosova Sot Online)