Legjenda e “Hollywood” dhuron pasurinë për bamirësi

  • 25 February 2020 - 14:09
Legjenda e “Hollywood” dhuron pasurinë për bamirësi

Kirk Douglas, përveçse një aktor legjendë njihet dhe për shpirtin e tij të mirë. Ai ishte një person që bënte shumë bamirësi dhe kjo nuk mbaroi me vdekjen e tij.

Aktori i njohur vdiq më 5 shkurt në moshën 103 vjeçare, por ai la pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 80 milionë dollarë në fondacionin Douglas, i krijuar në vitin 1964 nga Douglas dhe gruaja e tij Anne Beydens Douglas.

“Qëllimi kryesor i Fondacionit Douglas është të ndihmojë ata që nuk mund të ndihmojnë veten e tyre,” thuhet në faqen e internetit.

Fokusi kryesor i këtij fondacioni është përmirësimi i arsimit dhe shëndetit, nxitja e mirëqenies dhe më e rëndësishmja zhvillimi i mundësive të reja për fëmijët që e mbajnë të ardhmen në duart e tyre.

(Kosova Sot Online)