Aurela Gaçe mbreslënëse me këngën 'Vetën dua gjallë'

  • 25 February 2020 - 22:20
Aurela Gaçe mbreslënëse me këngën 'Vetën dua gjallë'

Pak ditë më parë këngëtarja e mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar "Vetën dua gjallë", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E si përherë me vokalin e saj potent, këngëtarja i ka dhënë jehonë këngës, me interpretim mbreslënës.

Për këtë këngë, Aurela ka deklaruar: Më duhet të falenderoj secilin prej jush. Për gjithë komentet e mesazhet në inbox, që të them të drejtën, disa më kanë gëzuar sepse vleresoni atë që shihni e degjoni, por disa prej tyre më kanë tronditur....
"Duket sikur kënga tregon historine time" - këto kanë qenë disa nga shumë mesazhet tuaja.
Dhimbja e secilës, le të kthehet në mesazh për ato që nuk gjejnë forcën të thonë me zë e shpirt "VETEN DUA GJALLË" .


(Kosova Sot Online)