Jess Kadiu: Nuk e prisha martesën e Robertit, ja kur nisa lidhjen me ish burrin e Norës

  • 26 February 2020 - 08:16
Jess Kadiu: Nuk e prisha martesën e Robertit, ja kur nisa lidhjen me ish burrin e Norës

Jessica Kadiu ka pranuar se ka qenë në lidhje dashurie me Robert Berishën, por që tanimë dyshja nuk janë më bashkë.

Modelja e cila jeton në Amerikë është shprehur se shpreson që një ditë të rikthehet sërish me Robertin.

Por, tani ajo ka bërë edhe një reagim tjetër duke sqaruar se ajo nuk shkatërroi martesën e tij me Nora Istrefin. 

“Unë dua të sqarojë diçka para se të më gjykojnë: Unë nuk kam shkatërruar martesën. Nuk kam prishur një familje. Lidhja ime me Robert Berishën ka filluar kohë pas më vonë, pasi ai dhe ish bashkëshortja e tij i kishin dhënë fund martesës. Unë jam rritur nga një familje e mirë që ka moral dhe respekt dhe më ka mësuar mua të mirën dhe të keqen. Kështu që para se të gjithë ju të gjykoni, kujtoni se kjo është e gjithë situata, edhe pse ndoshta asnjë nga ju nuk do të kuptojë dhe kjo është në rregull , por do doja t’ju thoja që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza falco”, ka shkruar Jessica Kadiu.

(Kosova Sot Online)