Ditëlindja e Dr.Florit, Landi e kujton në këtë mënyrë mikun e tij

  • 28 February 2020 - 11:07
Ditëlindja e Dr.Florit, Landi e kujton në këtë mënyrë mikun e tij

Dr.Flori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 36-vjeçare në nëntor të vitit 2014 duke lënë pas një dhimbje të madhe. Edhe pse nuk është më, ai mbetet një ndër këngëtarët më të dashur për publikun dhe hitet e tij vazhdojnë të dëgjohen e sot. Florian Kondi sot do të festonte ditëlindjen e tij dhe këtë ditë nuk kishte si të mos e kujtonin miqtë e tij. Ka qenë Landi, ai i cili postoi në Instagram një foto të Dr.Florit ku krahas fotos shkruan: “28 Shkurt 1979”.

Dhe pse po bën vite që është ndarë nga jeta dhimbja për familjarët dhe miqtë e tij nuk ka kaluar dhe ata e kujtojnë në çdo moment.

(Kosova Sot Online)