U nda pas katër vitesh nga bukuroshja Anxhelina, Fatmiri zbulon arsyen e vërtetë

  • 28 February 2020 - 12:10
U nda pas katër vitesh nga bukuroshja Anxhelina, Fatmiri zbulon arsyen e vërtetë

Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu dhe këngëtarja Hadërgjonaj kanë përjetuar një lidhje dashurie për katër vite, por askush nuk e mësoi arsyen e ndarjes.

Për herë të parë, Fatmiri ka zbuluar se gjithçka erdhi nga distanca, jo tradhtia apo zënkat.

"Ne kemi patur një ndarje shumë normale. Nuk kemi patur një ndarje që jemi zënë, ose ka patur diçka madhore. Thjesht, distanca dhe shumë faktorë të vegjël, jo diçka e madhe. Shumë çifte ndahen prej tradhtisë apo gjëra të tjera. Nuk ka qenë asnjë nga këto faktorë, thjesht distanca. Dhe ne e kishim xhan njëri-tjetrin dhe akoma e kemi, ndaj kemi mbetur miq", tregoi biznesmeni.

Ndërkohë, Anxhelina vijon jetën e saj në Amerikë, por nuk ka konfirmuar një lidhje të re dashurie.

As Fatmiri nuk është përfolur për ndonjë romancë të re deri më sot.

(Kosova Sot Online)