Qentë e Dua Lipës “flasin” shqip

  • 29 February 2020 - 11:47
Qentë e Dua Lipës “flasin” shqip

Revista e famshme botërore e modës, Vogue, ka bërë një mini-serial me Dua Lipën, ku ajo shihet duke e jetuar fantazinë e saj të pop yllit në koleksionet më të mira të veshjeve nga New York Fashion Week.

Mirëpo, përveç bukurisë së saj dhe aftësisë për aktrim, ajo çka bie në sy në këtë video të postuar në Youtube është edhe momenti kur këngëtarja prishtinase ulet në tavolinë dhe dy qentë që e shoqërojnë fillojnë të “flasin” shqip.

“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnitë Dua”, janë shprehjet që dëgjohen në gjuhën tonë në këtë video që në pak orë ka grumbulluar rreth 30 mijë klikime.

(Kosova Sot Online)