Video e Kejvinës bëri bujë, komenti i reperit tërheq vëmendjen
Para disa ditësh bukuroshja Kejvina Kthella i la gojëhapur të gjithë ndjekësit në Instagram me një video ku shfaqej mjaft sensuale. Komentet e shumta pozitive nuk munguan dhe të gjithë e komplimentonin modelen për format e saj mjaft tërheqëse. Mirëpo të gjithë vëmendjen e mori komenti i Seven Saraçi-t të cilit i janë bërë syte zemra kur ka parë videon.
Dyshja disa kohë më parë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u përfolën për një lidhje të mundshme, mirëpo Kejvina i hodhi poshtë këto thashetheme. Megjithatë komentet e tyre me zemra lënë vend akoma për dyshim.
(Kosova Sot Online)