Besa Kokëdhima publikon këngën e re 'C'est la Vie'

  • 01 March 2020 - 16:00
Besa Kokëdhima publikon këngën e re 'C'est la Vie'

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Besa Kokëdhima, ka publikuar këngën e saj më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“C’est la vie”, titullohet projekti më i ri i këngëtares, që si përherë vjen me interpretim të shkëlqyer nga Besa Kokëdhima.

Për këtë projekt këngëtarja  ka shkruar:

“Përfunduam xhirimet e “C’est la vie”, ku një pjesë e ndava me vogëlushen engjëllore Edelinën; që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam punuar ndonjëherë.
“C’est la vie” është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri dhe sinqeritet artistik në bashkëpunim me @beatsbled Prezantimin video e kam po aq përzemër, me një fabul që të rrëmben e një një bashkëpunim përtej kufijëve.


(Kosova Sot Online)