Adelina&Zanfina e befasojnë Emën për ditëlindje

  • 01 March 2020 - 20:00
Adelina&Zanfina e  befasojnë Emën për ditëlindje

Që nga fëmijëria, motrat Ismaili u bënë të famshme, në vitet e 80', ato morën pjesë në "Akordet e Kosovës", dhe ishin më të popullarizuarat e kohës, e po të njetën famë vazhdojnë ta gëzojnë edhe sot, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Vitet pasuese kreun e estradës shqiptare e rrëmbeu e famshmja Adelina Ismaili, duke u shëndrruar në fenomen të muzikës, aq sa iu dha epiteti Mbretëresha e muzikës shqiptare, që edhe sot vazhdon ta mban me meritë.

Image

Së fundmi Adelina dhe Zanfina, e kanë suprizuar motrën e tyre të dashur Emen me rastin e ditëlindjes, duke ja organizuar një party, që do të mbetet i paharruar për të gjitha të ftuarit që mbrëmë festuan.

Image

(Kosova Sot Online)