Tayna krenare me Vinicius Jr. pas fitores së Realit me Barcelonën

  • 02 March 2020 - 11:48
Tayna krenare me Vinicius Jr. pas fitores së Realit me Barcelonën

Tayna i ka komentuar futbollistit të Ral Madridit pas fitores së mbrëmshme kundër Barcelonës.

Ata janë fansa të njëri-tjetrit dhe këtë po e shprehin shpesh në postimet dhe komentet që i bëjnë në profilet e tyre në Instagram.

E pas fitores së mbrëmshme në El Clasico, ku futbollisti Vinicius Jr. bëri një performancë të mirë e madje dha edhe golin e parë, nuk kishte se si të mungonte komenti i Taynas.

Ajo ka dërguar një emotikon me duart e ngritur lart, në postimin që Vinicius ka bërë pas fitores. Reperja shqiptare tregon se ndihet krenare me paraqitjen e ‘mikut’ të saj në ndeshjen e mbrëmshme.

Real Madrid mbrëmë ka mposhtur Barcelonën në El Clasicon që u luajt në Santiago Bernabeu, me rezultat 2:0.

Image

 

 

Image

(Kosova Sot Online)