Nëna i kërkon Ritës të bëhet ‘çikë e shpisë’ pas serisë së fotove provokuese e në bikini

  • 02 March 2020 - 14:29
Nëna i kërkon Ritës të bëhet ‘çikë e shpisë’ pas serisë së fotove provokuese e në bikini

Rita Ora është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në “Instagram” ajo numëron 16 milionë ndjekës dhe ky numër rritet çdo ditë e më shumë.

29-vjeçarja ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke mos kursyer asnjë foto apo video që realizon.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka publikuar së fundmi disa poza ku shfaqet me një veshje paksa ekstravagante. Ajo mban veshur një bluzë që i nxjerr jashtë gjithë shpinën dhe nuk mban reçipeta.

Pozat e saj janë pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë, e në sy bie edhe komenti i mamasë, Verës. Kjo e fundit herë pas here komenton në foton e Ritës e madje në gjuhën shqipe.

“Yeyyy Rit Hajde mu bo qike e shpise tash ”, shkruan Vera, të cilës e bija nuk i është përgjigjur, por fansat e saj e kanë komplimentuar atë për faktin që i shkruan në gjuhën më të bukur, shqip.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

People don’t realise the amount of attempts that go on lol. Back to Europe. Home time. Can’t wait ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Image

(Kosova Sot Online)