Ariana Grande serish beqare

  • 04 March 2020 - 13:42
Ariana Grande serish beqare

Pak muaj më parë Ariana Grande lansoi projektin më të fundit në botën e muzikës, “Boyfriend” në bashkëpunim me Mikey Foster.

Në klipin e këngës artistët shfaqeshin në skena intime dhe pak kohë pas këngës, u konfirmua se ata ishin në një lidhje.

Por tani duket se çdo gjë ka marrë fund, 8 muaj pas takimit të parë ata janë ndarë.

Burime për “HollywoodLife” bëjnë me dije se ata kanë ndërprerë çdo kontakt pasi vendosën të ndahen ‘pa ndonjë arsye të madhe’.

(Kosova Sot Online)