Ja ç’bëri Stresi që e lumturoi Keisin sa më s’ka

  • 05 mars 2020 - 10:41
Ja ç’bëri Stresi që e lumturoi Keisin sa më s’ka

Keisi dhe Stresi vazhdojnë të mbeten dyshja më e komentuar në media. Ato janë ende të martuar dhe të dielën në “Klanifornia”, reperi i kërkoi falje publikisht bashkëshortes, duke shprehur pendesë për gabimet në të shkuarën.

Dyshja po rregullojnë marrëdhënien e tyre për ta rikthyer siç ishte dikur dhe hapi i parë është mbështetja. Keisi e ka mbështetur shpesh Stresin në projektet e tij muzikore dhe së fundmi kështu ka bërë dhe ai. Keisi i është përkushtuar kanalit të saj në “Youtube” dhe së fundmi reperi ka publikuar videon e saj të parë në Instastory.

Ky gjest e ka lumturuar sa më s’ka bashkëshorten e reperit, e cila e ka ripostuar foton në fjalë, duke i lënë mbishkrimin “I preferuari im”. Siç duket gjërat po ecin në hapat e duhur!

Image

(Kosova Sot Online)