Këngëtarja e njohur për herë të parë në pritje të ëmbël

  • 05 March 2020 - 11:50
Këngëtarja e njohur për herë të parë në pritje të ëmbël

Këngëtarja Katy Perry është shtatzënë. Ishte vetë ajo e cila e zbuloi lajmin e bukur në videoklipin e këngës së re, “Never Worn White,” që u publikua vetëm pak orë më parë.

Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.

Videoklipi përfundon me Katy-nc, e veshur me një fustan të bardhë duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu ajo konfirmoi lajmin dhe në Twitter. “Oh Zoti im jam aq e lumtur, nuk kam pse ta mbaj më”, shkruan këngëtarja.

Katy dhe Orlando janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe në shkurt të vitit 2019 ata morën vendimin që të fejoheshin.

(Kosova Sot Online)