Estrada kujton Jasharët e rënë për liri

  • 05 March 2020 - 12:42
Estrada kujton Jasharët e rënë për liri

Është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kosovare, prandaj, nuk harrohet nga askush,  e as nga fytyrat publike.

Sot është shënuar 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më datë 5, 6 dhe 7 mars kujtohet rënia historike e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, familje kjo e cila u vetëflijua për liri në trazirat e luftës së vitit 1998, me këtë rast u mbajt seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Një datë si kjo është kujtuar nga të gjithë, nuk kanë munguar reagime edhe nga emra të njohur të estradës të cilët zgjodhën llogaritë e tyre në rrjete sociale për ta bërë këtë.

Në vazhdim ua sjellim disa postime të emrave të njohur të cilët e kanë kujtuar rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

(Kosova Sot Online)