'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza - Himni kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari

  • 05 March 2020 - 19:00
'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza - Himni kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, tradicionalisht më 5, 6 dhe 7 mars organizohet manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndër vite komandantit Adem Jashari i janë kushtuar shumë këngë, por kënga "Mora Fjalë", interpretuar nga Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, mbetet projekti më i realizuar në të gjitha komponentët artistik, dhe si e tillë mund të cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar.

Për këtë 22 vjetor, këngëtarja ka shkruar: Sa herë vjen Marsi na shtohet malli dhe krenaria për Ty Komandanti Legjendar Adem Jashari. Do të jesh frymëzim për brezat e ardhshëm gjer sa të ketë shqiptarë mbi këtë dhe.

Image

 

(Kosova Sot Online)