Ami publikon foton e vogëlushes shikoni sa qenka rritur Sia

  • 06 March 2020 - 12:03
Ami publikon foton e vogëlushes shikoni sa qenka rritur Sia

Ditën e djeshme moderatorja dhe biznesmenia, Amarda Toska festoi ditëlindjen. Ishte Ermali që na zbuloi përmes postimeve në Instagram surprizën që iu bë Amit në “Ami Event”, ambienti i të cilit ishte mbushur plot me tollumbaca. Një buqetë me lule, një tortë dhe një shkrim “Ti je një yll”, e plotësonin të gjithë surprizën.

Megjithatë nuk ka mbaruar me kaq. Pas festës në “Ami Event”, Ami më pas e ka festuar ditëlindjen me familjen, Ermalin dhe dy fëmijët. Ajo ka postuar një foto nga darka e ditëlindjes ku shohim edhe Sian.

Image

(Kosova Sot Online)