Më në fund! Zuna thyen heshtjen dhe flet publikisht për lidhjen me Loredanën, ja si i ka raportet me Mozzik

  • 06 March 2020 - 12:21
Më në fund! Zuna thyen heshtjen dhe flet publikisht për lidhjen me Loredanën, ja si i ka raportet me Mozzik

Prej kohësh në media thuhet se këngëtarja shqiptare Loredana dhe reperi Zuna janë në një lidhje.

Dyshen e kemi parë shpesh së bashku  dhe ata janë kapur herë pas here “mat” nëpër aeroporte, gjatë pushimeve së bashku si dhe në studio muzikore duke punuar për projekte të reja.

Por me sa duket e gjitha ka qenë vetëm për punë dhe këtë e ka treguar Zuna në postimin e fundit në Instagram.

Ai ka thyer heshtjen dhe tregon se Loredana është një nënë beqare, e cila po punon fort.

“Uff nuk kam postuar për një kohë të gjatë! Unë dhe Loredana kohët e fundit jemi argëtuar shumë. Punuam në muzikë së bashku dhe kështu kaluam më shumë kohë bashkë. Ajo është një ndër artistet më të forta në Gjermani dhe unë punoj vetëm me më të mirët!!! Faleminderit në çdo rast të gjithë Youtubers për promovimin, e vlerësoj shumë këtë njerëz. Tani jemi duke punuar së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin. Nuk e di nëse diçka do të zhvillohet në një moment, por ne aktualisht jemi duke u argëtuar. Ajo është një nënë beqare tani, kështu që keni pak respekt për të. Ju mund të hidheni mbi mua. Unë gjithashtu nuk kam asnjë problem me Mozzik, ta sqaroj këtë. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre. Në këtë në sens. Zuna është ende beqar, më shkruani në DM”, ka shkruar Zuna.

Pra të dy janë beqarë dhe pas këtyre fjalëve Zuna tregon se ata nuk kanë qenë asnjëherë bashkë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ufff ganz schön lang nichts mehr gepostet und dann direkt so ein Spaß ë. Spaß bei Seite Loredana und ich waren in der letzten Zeit sehr oft unterwegs. Haben zusammen an Musik gearbeitet und dadurch viel Zeit miteinander verbracht. Sie ist eine der krassesten Künstlerinnen Deutschlands und ich arbeite nur mit den Besten zusammen !!! Danke auf jeden Fall allen Youtubern für die Promo weiß das zu schätzen Jungs ;) also auch bei Album Gas geben aber jetzt mal ehrlich. Wir arbeiten gerade im Business zusammen und verstehen uns. Ob sich da irgendwann etwas entwickelt keine Ahnung aber aktuell hängen wir zusammen ab und machen Mukke. Sie ist gerade allein erziehende Mutter also habt bisschen Respekt davor. Auf mich könnt ihr ruhig drauf springen. Außerdem habe ich auch kein Problem mit Mozzik um das hier mal klar zustellen. Von uns sollte sich niemand in deren Angelegenheiten einmischen. In diesem Sinne. KMN ist die Gang. #ZunaIstImmerNochSingle #SchreibtMirDM‘s @loredana

A post shared by ZUNA (@kmn_zuna) on

(Kosova Sot Online)