Shumë shpejt me një projekt të ri muzikor, Ingrit Gjoni zbulon të ftuarin special në xhirime

  • 07 March 2020 - 11:56
Shumë shpejt me një projekt të ri muzikor, Ingrit Gjoni zbulon të ftuarin special në xhirime

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë bashkëpunim dhe titullohet ‘Fjalë zemre’.

Ndërsa me videon e fundit në ‘Instagram-in’ e saj Gjoni ka treguar se pjesë të xhirimeve të këngës, ka bërë edhe djalin e saj, Parid. I vogli shfaqet i veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë së mesme dhe instrumentin muzikor në duar.

Me siguri Paridi duhet të jetë gëzuar shumë pasi është pjesëmarrës në projektin e fundit të mamit. Kujtojmë se Ingriti ka treguar herë pas here dashurinë e madhe që ka për djalin e saj edhe në rrjetet sociale, duke mos e fshehur kujdesin dhe përkushtimin e madh ndaj tij.

(Kosova Sot Online)