Çiljeta bën ndryshimin në pamje, shikoni si duket tani këngëtarja

  • 08 March 2020 - 12:44
Çiljeta bën ndryshimin në pamje, shikoni si duket tani këngëtarja

Përveçse një këngëtare shumë e talentuar, Çiljeta njihet dhe për eksperimentet e shpeshta që bën me pamjen e saj. E kemi parë me çdo ngjyrë, si dhe me çdo gjatësi flokësh dhe duket se asaj i shkon çdo gjë.

Prej disa kohësh ajo po i mbante flokët në ngjyrë të zezë, por me sa duket ka vendosur sërish të ndryshojë ‘look’. 

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Çiljeta ka zbuluar për ndjekësit pamjen e saj të re.

Ajo i ka lyer flokët gështenjë dhe kjo ngjyrë po ashtu i rri mjaft bukur me tiparet e saj.

(Kosova Sot Online)