Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe tregon barkun e rrumbullakosur

  • 08 March 2020 - 14:28
Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe tregon barkun e rrumbullakosur

Prej kohësh në media është përfolur se moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta, është në pritje të ëmbël. Megjithatë i ftuar në ‘Wake up’, i shoqi i saj Elgit Doda, i hodhi poshtë lajmet duke u shprehur se nuk dinte gjë.

E dini si është e vërteta? Po, Klea është shtatzënë! Egliti e mohoi sepse me siguri donte që bashkëshortja ta jepte vetë lajmin e bukur, sic ka bërë ditën e sotme. Klea ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e veshur me të bardha, e shtrirë në krevat me duart e vendosura te barku. Kështu moderatorja ka konfirmuar shtatzëninë dhe ka treguar dhe barkun e rrumbullakosur.

Kjo nuk është e gjitha! Krahas fotos Klea ka zgjedhur dedikimin më të ëmbël për foshnjën që do të vijë në jetë. “Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, ka shkruar ajo. Moderatorja është në pritje të një djali dhe para pak kohësh u fotografua duke blerë rroba në një dyqan fëmijësh, te sektori i djemve.

(Kosova Sot Online)