Roberti uron nënën për 8 Mars, kujton momente emocionuese që fshihen prapa fotos

  • 08 March 2020 - 15:27
Roberti uron nënën për 8 Mars, kujton momente emocionuese që fshihen prapa fotos

Robert Berisha e ka uruar nënën e tij me rastin e 8 Marsit.

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka zgjedhur një foto të veçantë për ta uruar nënën e tij për 8 Mars.

Imazhi të cilin e ka publikuar bart në vete dy momente emocionuese. Intervenimin që kishe pasur nëna e tij dhe kemo-terapis e edhe momentin kur lindi vajza e tij Renee.

“Urime Mamiq 8 marsin  ketu kemi dal 1 ore mas qe lindi Renee  ke qen shendosh e mirë edhe pse mas operacionit qe e pate dhe kemo-terapis,prap se prap happy ke qen edhe shum e fortë..ishalla tkom mirë edhe plot vite tjera Mamiqi jem..Urime 8 marsin  Të du ”, ka shkruar Roberti pranë fotos me nënën.

(Kosova Sot Online)