Ndjekësi e ndaloi në rrugë dhe i propozoi, ja çka i tha Kendall

  • 09 March 2020 - 12:57
Ndjekësi e ndaloi në rrugë dhe i propozoi, ja çka i tha Kendall

I ka ndodhur edhe kjo.

Duke qenë se Kendall Jenner është një nga modelet më të famshme në botë, ofertat nuk i mungojnë.

Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi ku një fans i flaktë i saj është ulur në gjunjë për t’i propozuar.

“O Zot! Je shumë i ëmbël. Ne nuk e njohim njëri-tjetrin”, është dëgjuar duke thënë Kendall nga brendia e veturës luksoze.

Sigurisht se modelen e ka befasuar ky fakt dhe ka vendosur që me mirësjellje t’i thotë ‘jo’ propozimit për martesë.

“Nuk ta di as emrin! Por, më vjen mirë që u njoftuam. Je shumë i këndshëm”, thuhet të jetë shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)