Aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i vogëlushit

  • 10 March 2020 - 09:41
Aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i vogëlushit

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel është bërë nënë për herë të dytë.

Aktorja e njohur ka sjell në jetë djalin e dytë nga martesa me Halit Ergenç.

Ky lajm u bë i ditur nga mediat turke, të cilat shkruajnë se aktorja dhe vogëlushi i saj janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Berguzar dhe Halit kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Han. Kujtojmë se Korel është e njohur në vendin tonë si Shehrezade.

(Kosova Sot Online)