Madonna anulon koncertet për shkak të koronavirusit

  • 10 March 2020 - 10:47
Madonna anulon koncertet për shkak të koronavirusit

Madonna i ka dhënë fund ‘Madame X Tour’, shkak koronavirusi.

Këngëtarja njoftoi të hënën se dy koncertet e saj të mbetura, të planifikuara për 10 dhe 11 mars në Paris, Francë, janë anuluar, shkruan independent.

Kjo vjen pasi autoritetet franceze ndaluan mbledhjet e më shumë se 1.000 personave si pjesë e përgjigjes së tyre ndaj përhapjes së koronavirusit.

“Pas njoftimit zyrtar nga Zyra e Policisë këtë mëngjes ndalimin e të gjitha ngjarjeve me një pjesëmarrje të audiencës prej mbi 1000, ‘Live Nation’ shprehet keqardhje për të njoftuar dy shfaqjet e fundit të ‘Madame X’ të caktuara më 10 Mars dhe 11 Mars janë detyruar të anulohen” shkruan në faqen e Madonna.

Ata që kishin blerë bileta do të jenë në gjendje të marrin një ribursim në pikën e blerjes.

(Kosova Sot Online)