Aktori rri 24 orë në shtëpi me motrën e vdekur nga koronavirusi: Askush nuk vjen….

  • 10 March 2020 - 11:10
Aktori rri 24 orë në shtëpi me motrën e vdekur nga koronavirusi: Askush nuk vjen….

Humbi jetën nga Koronavirusi. Tereza Franzese, një grua 47 vjec, nga Napoli, e prekur edhe nga epilepsia vdiq në apartamentin e saj. Lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, Luca, përmes një videoje në facebook denoncoi vonesën e institucioneve. Përmes kësaj videoje shihet edhe kufoma e motrës së tij e cila ndodhet në krevatin e shtëpisë së saj prej 24 orësh. Në një video të dytë njoftoi se tamponët që ai vetë kishte kërkuar për motrën e tij rezultoi pozitiv, pra që ajo ishte mbartëse e Koronavirusit, pas kësaj gjendje dhe se ai do të vetëkarantinohej.

Për këtë gjendje është shprehur edhe agjensia funerale e cila është shprehur:

“Sa i përket lajmit trishtues që ka përfshirë familjen Franzese theksojnë se një agjensi funerale tashmë ka marrë përsipër të kryejë varrimin e të ndjerës.

Për momentin, është e qartë për delegatët tanë se problemi i mosrespektimit të procedurave është i një natyre administrative: sigurisht që nuk ka të bëjë me dëshirën e punonjëse këtë në sektor për të kryer punën e tyre dhe për të përmbushur detyrën e tyre delikate.

Ne gjithashtu shfrytëzojmë rastin për të ritheksuar që shumica e personave që kryejnë këtë proces janë pajisur me të gjithë masat për  kujdesin që duhet të kenë  në përputhje me rregullat e diktuara nga Qeveria, ata janë në gjendje të ofrojnë shërbime funerale, në përputhje të plotë me indikacionet qendrore për mospërhapjen e epidemisë së Covid-19“, thuhet në reagimin e agjensisë funerale.

Italia është duke u përballur me pasoja serioze të Koronavirusit, ndërkohë që ka shënuar rreth 460 viktima.

(Kosova Sot Online)