Fansi i zbulon këtë detaj, Luana i kthehet me këto fjalë: Ç’paskeni qenë…

  • 10 March 2020 - 11:13
Fansi i zbulon këtë detaj, Luana i kthehet me këto fjalë: Ç’paskeni qenë…

Luana Vjollca ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto nga seti më i fundit fotografik, ku shfaqet e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë dhe flokët në po të njëjtën nuancë.

Komentet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërsa një prej ndjekësve ka zbuluar se shumë shpejt, Vjollca do të vijë me një këngë ‘rap’.

“Kësaj here ‘rap song’ apo jo?”, ka shkruar një prej fansave, të cilit Luana ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje duke shuar dhe kureshtjen e gjithë të tjerëve.

“Po këtë nga e morët vesh? Ç’paskeni qenë”, ka shkruar Luana në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’, duke treguar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Kujtojmë se krahas këtyre impenjimeve, moderatorja ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran me programin ‘Take me out Albania’.

Image

(Kosova Sot Online)