1 muaj pasi u bë nënë, Yllka publikon foton e parë

  • 10 March 2020 - 15:24
1 muaj pasi u bë nënë, Yllka publikon foton e parë

Në muajin shkurt, prindërit e këngëtares, Yllka Kuqi, konfirmuan se vajza e tyre ishte bërë nënë për herë të parë.

Ata u shprehën mjaft të lumtur për këtë lajm dhe thanë se këngëtarja zgjodhi emrin Luiza për vogëlushen.

Pas lindjes, këngëtarja zgjodhi të mos e bëjë lajmin publik, por sot që vajza e saj ka bërë 1 muaj, ajo ka publikuar foton e parë.

Yllka nuk e ka zbuluar imazhin e vajzës, por ka zgjedhur të publikojë vetëm një foto artistike të këmbëve të Luizës.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë pas 8 vitesh martesë me muzikantin Astrit Pallaska.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

L U I Z A ë 1 0 . 0 2 . 2 0 2 0 ë 1 M U A J Photo credit @allyphilosoph

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

(Kosova Sot Online)