Arta Bajrami e kujton babain e saj me këngën 'Amerikë botë e lirë'

  • 10 March 2020 - 20:00
Arta Bajrami e kujton babain e saj me këngën 'Amerikë botë e lirë'

Zejnullah Bajrami ishte një rapsod i njohur, i cili për vite të tëra e ka kultivuar më ëndje  muzikën folklorike, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Shumë pak nga publiku, e dinë se rapsodi i njohur ishte babai i këngëtares së njohur Arta Bajarmi dhe producentit të njohur Don Arbas.

Me rastin e përvjetorit të shkuarjes në amshim, këngëtarja e ka kujtuar me këngën "Amerikë botë e lirë", interpretuar shkëlqyer nga rapsodi Zejnullah Bajrami.

Derisa ka shkruar: 

Sot do i kishe mbushur 68 vjet ?! Me ka marr malli per ty BABI

Allahu na takoftë në Xhennet...


(Kosova Sot Online)