Keisi tregon hapur për marrëdhënien me Stresin

  • 11 mars 2020 - 14:45
Keisi tregon hapur për marrëdhënien me Stresin

Pas ndarjes, Stresi dhe Keisi iu rikthyenmarrëdhënies së tyre të dashurisë duke lënë pas të gjitha ngjarjet aspak të këndshme që ndodhën që pas lirimit të reperit nga burgu.

Pavarësisht kohës së gjatë të ndarë, reperi dhe partnerja vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit, siç kanë bërë gjithmonë.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në Instastory një video ku tregon hapur se ajo është fansja më e madhe e muzikës së Stresit.

Në video ajo shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së tij dhe në të shkruan: “Fansja e tij numër një”.

Keisi vazhdon të jetë ende në Kanada dhe lidhjen po e mbajnë në distancë.

Megjithatë, kjo gjë nuk i pengoi që ata të rikthenin kontaktet.

Image

(Kosova Sot Online)