Dafina ndryshon përsëri, ja si duket me flokët e reja

  • 11 March 2020 - 15:06
Dafina ndryshon përsëri, ja si duket me flokët e reja

Dafina nuk pranon konkurrencë në një drejtim.

Një prej emrave më të suksesshëm të industrisë së muzikës në vend është edhe ai i Dafina Zeqirit.

 

 

Këngëtarja numëron numër të madh të projekteve muzikore, ndërsa po punon edhe rreth këngëve të reja.

Dafina është një prej artisteve që i kushton kujdes të madh paraqitjeve publike, madje atë e shohim krejtësisht ndryshe në pothuajse secilën dalje.

Një gjë që është e pashmangshme që të bie në sy, është fakti se këngëtarja ndryshon vazhdimisht stilin e flokëve.

Prej tullace deri me flokët parukë, Dafinën kemi pasur rastin ta shohim në të gjitha stilet e mundshme.

E në këtë gjë mund të themi se ajo nuk ka fare konkurrencë tek koleget e saj, pasi mbetet ‘kampione’ e ndryshimeve.

Ashtu ka vepruar edhe para pak minutash, ku u shfaq në veturë me paruke ngjyrë kafe.

Image

(Kosova Sot Online)