Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita, testohen pozitiv me Koronavirus

  • 12 March 2020 - 08:59
Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita, testohen pozitiv me Koronavirus

Aktori i njohur Tom Hanks ka lajmëruar sot me anë të një postimi në Instagram se ai dhe gruaja e tij Rita kanë rezultuar të jenë pozitiv me koronavirus

Tom Hanks dhe gruaja e tij nga sot kanë coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori amerikan i cili e ka lajmëruar këtë rast në Instagram.

“Tung, miq. Rita dhe unë sapo zbarkuam në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe kishim dhimbje të eshtrave. Rita kishte ca të dridhura që vinin e shkonin. Ethe të vogla po ashtu. Për të qenë korrekt, siç duhet të jemi në këtë botë sot, ne bëmë testin për Coronavirus dhe u zbulua që jemi pozitiv”, ka shkruar Hanks.

Ai ka lajmëruar se tani janë duke i ndjekur të gjitha procedurat e mjekëve dhe se ata do të mbesin të izoluar derisa mjekët ta thonë të kundërten. 

(Kosova Sot Online)