Rita Ora jep mesazhin e rëndësishëm për koronavirusin: Kohë të frikshme...

  • 12 March 2020 - 10:52
Rita Ora jep mesazhin e rëndësishëm për koronavirusin: Kohë të frikshme...

Situata e rënduar që gjenden shumë vende të botës nga koronavirusi ka prekur edhe këngëtaren e famshme, Rita Ora e cila ka reaguar në një postim në instagram.

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”- ka shkruar ajo.

Kujtojmë që deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19, 15  kanë rezultuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ndërroi jetë ditën e djeshme.

Image

(Kosova Sot Online)